Ministria akoma pa vendim për funksionimin e çerdheve

  • 4 years ago
Çerdhet e fëmijëve edhe më tej do të vazhdojnë të mbeten nën dry. Do të fillojnë të punojnë në momentin kur do të krijohen kushte për kujdes të sigurt të fëmijëve dhe të punësuarve në këto institucione. Kështu njoftoi zv ministrja për punë dhe politikë sociale, Sanella Shkrjel duke shtuar se vendimi përfundimtar për funksionimin e tyre do të jepet nga Komisioni për sëmundje infektive.

Prioriteti i parë i Ministrisë dhe Qeverisë do të mbetet kujdesi për ruajtjen e shëndetit, si të fëmijëve po ashtu edhe të punësuarve në çerdhe. Për çdo rast, fëmijët nuk do të mbeten pa kujdes. Shërbimet, qoftë për hapjen e çerdheve ose vazhdimin e masave si lirimi nga puna dhe aktivitetet e punës për prindin që kujdeset për fëmijët në çerdhe ose deri në moshën 10 vjecare, akoma janë në fuqi dhe vazhdojnë të vlejnë?-theksoi Sanella Shkrijel, zv ministre për punë dhe politikë sociale.

Edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se pavarësisht lehtësimeve të mundshme të masave duhet respektuar e ashtuquajturën treshe të shenjtë, mbajtjen e maskës, distancën fizike dhe dezifektimin.Filipçe ka thënë se megjithatë komisioni do të thotë fjalën e fundit duke marrë parasysh shëndetin e fëmijëve dhe të punësuarve në çerdhe. Këto të fundit thonë se do të ishte vështirë të zbatoheshin masat tek më të vegjlit, në veçanti ruajta e distancës dhe mbajtja e maskave.

Distanca e fëmijëve, mund të themi se varet edhe prej moshës së fëmijëve. Të fëmijët më të mëdhenj normal që e kuptojnë më ndryshe punën e distancës, mirëpo fëmijët e vegjël siç është mosha dy vjeçare ose tre vjeçare është më problem, mirëpo ne do ta bëjmë të pamundurën që t?ua shpjegojmë fëmijëve. Tash varet edhe prej rregullave që do ti marrin?-pohoi Gëzime Bakiu, drejtoresh e çerdhes ?Fidani?.

Infektologu, Fadil Cana vlerëson se është herët të flitet për rihapjen e çerdheve. Sipas Canës fëmijët e moshës 1 deri në 10 vjeç përbëjnë 1 % të të prekurve nga ky virus. Mirëpo, mund të jenë në kategorinë e 25 % të popullatës e cila është e prekur por nuk manifestojnë simptoma.

Unë mendoj se bile do të ishte një, mos të them bombë lëvizëse sikur fëmijët lirohen, pasi që ne e dimë mentalitetin tonë. Nëse fëmijët shkojnë në çerdhe, shkojmë i marrim, i sjellim. Nuk do të respektohen ato masat, pastaj fëmijët nuk mund ti mbajmë të izoluar por patjetër të jetë në atë ambient familjar dhe ajo e rrezikon atë kategori e cila do të jetë më e prekur. Sidomos gjyshërit, po edhe ato prindër të cilët janë në moshë?-tha Fadil Cana, infektolog.

Në kuadër të masave që do të merren për bizneset, javën e ardhshme, komisioni i sëmundjeve ngjitësve do të diskutoj edhe për çështjen e çerdheve, por edhe për masat tjera të mundshme lehtësuese si për lëvizjen e qytetarëve dhe orën policore.

Melihate Rustemi

Recommended