Wake Up/ 18 artistë nga 14 vende interpretojnë në Facebook e Instagram në Javën e Evropës

  • 4 years ago
Java e Evropës po festohet virtualisht në një udhëtim muzikor që na çon në shtete të ndryshme anëtare të BE-së po aq sa edhe nëpër Shqipëri me 15 interpretime në internet. Këtë vit, programi muzikor që do të transmetohet në faqen në Facebook të Bashkimit Evropian në Shqipëri feston bashkimin. Nga Bullgaria në Holandë, nga Greqia në Gjermani, nga Republika Çeke në Irlandë, nga Franca në Suedi, nga Kroacia në Poloni, nga Austri në Slloveni, nga Italia në Shqipëri. 18 artistë nga 14 vende. Artistët e mirënjohur AMWIN, Ramona Tullumani, Stelios Kerasidis, ANDRRA, Remi Panossian, Eno Peçi, Diodato dhe shumë të tjerë, interpretojnë për një javë në faqet në Facebook dhe Instagram të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në Ditën e Evropës, e shtunë, 9 maj, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca do t?i bashkohet artistit shqiptar Alban Skënderaj në një shfaqje për të shënuar ditëlindjen e BE-së. Një paraqitje e veçantë e Al Banos do të mbyllë Javën e Evropës 2020.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended