Top News - Parku përfundon në Maj/ Porto Romano, jo më fushë plehrash

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një tjetër video- projekt, atë të Parkut të Madh të Durrësit.


Ky park sipas tij do të ndërtohet mbi vendgrumbullimin e plehrave të Porto Romanos në Durrës që e cilëson si një vatër kanceroze gjysmë shekullore.

Më tej ai jep dhe detajet e projektit ku thotë se do të ndërtohen Kopësht Botanik, Parking, zonë aksesi, zonë teknike, wallclimbing, 3 fusha basketbolli, 2 fusha tenisi, një minifushë futbolli.

Dhe e gjitha kjo sipas Ramës në më pak se një vit pasi kryeministri jep datën maj 2021 si përfundim të këtij projekti.

Rama thotë se tashmë mbetjet e qytetit bregdetar do të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës dhe nuk do të ketë më plehra në Porto Romano apo Durrës.

Statusi i Ramës

MIRËMËNGJES

me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zerë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#PortoRomano#TopChannel

Recommended