Tërmeti e më pas koronavirusi lënë pasoja të rënda në Shijak - Tempora

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tempora këtë javë udhëtoi drejt Shijakut. E zgjodhëm këtë qytet për të sjellë për publikun realitetin e këtyre banorëve të cilët mbi kurriz po vuajnë nga dy fatkeqësi natyrore.

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi një lagje të tërë, duke lënë pa shtëpi një numër të madh qytetarësh.

Ndërsa pandemia e COVID 19 duket se e ka bërë edhe më të hidhur realitetin e tyre.

Teksa zbret në lagjen e njohur si "Luginë" pamja është e trishtë.

Qytetarët janë futur në shtëpitë e shkatërruara dhe që tentojnë të nxjerrin të fundin pasuri që ju la pas tërmeti. Thuajse të gjithë refuzojnë të flasin.

Kanë më shumë se 5 muaj që jetojnë në apartamentet e tyre edhe pse pallatet në fakt janë shumë të rrezikshme. Nuk kanë ku shkojnë.

"Jetojmë në pallat që është i dëmtuar".

Bashkë me gruan ky zotëri kërkon të marrë pasurinë e vetme që i ka mbetur, dyert dhe dritaret e shtëpisë së shkatërruar. Se çfarë i pret më pas ata mbledhin supet.

"Na kanë thënë hiqni gjërat se do e shembim pallatin".

Nuk kanë asnjë të ardhur dhe sytë sot i kthejnë vetëm nga qielli. Nuk kanë më shpresë që realiteti i tyre mund të ndryshojë.

Organet e pushtetit vendor ju kanë kërkuar të largojnë gjithçka përpara datës 10 maj, pasi pas kësaj date të vetmin që do të jenë në këtë zonë do të jenë eskavatorët që do të shembin pallatet.

Pritet që edhe në Shijak të nisë rindërtimi edhe pse në studion e emisionit Tempora, drejtuesja e Open Data ngriti një shqetësim të madh.

"Së pari ne kemi monitoruar procesin e rindërtimit që për fatin e keq po shkojnë shumë keq."

Ndërsa qyteti pritet të nisë me fazën tjetër të ridnërtimit banorët që u janë shkatërruar në fshatra kërkojnë nga shteti që të jenë ata që të ndërtojnë shtëpitë.

Kadriu ka dy muaj në çadër bashkë me bashkëshorten, ndërsa na rrëfen se askush nuk e ka ndihmuar që të kapërcejë këtë situatë të vështirë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/termeti-e-me-pas-koronavirusi-lene-pasoja-te-renda-ne-shijak-tempora

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended