Pa Gjurme- Braktis fëmijë e grua, rimartohet në Belgjikë/ Fëmijët mesazh babait

  • 4 years ago
Në vitin 2007 Kujtim Koboçi, me origjinë nga Kukësi, 40 vjeç sot humbet kontaktet për herë të dytë nga Belgjika vetëm 4 ditë pasi u rilidh me familjarët e tij.

Në vitin 1998 Kujtimi emigron drejt Italisë bashkë me djemtë e tezes me skaf për t?ju ardhur në ndihmë familjarëve pasi nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike. Atje nuk qëndroi shumë pasi kishte si synim Belgjikën. U nis për në Belgjikë dhe rrugëtimi ishte i vështirë pasi gjatë rrugës ka qenë pa ngrënë dhe pa pirë. Pasi arriti në Bruksel çdo gjë dukej normale, punonte dhe kontaktet me familjen i kishte të rregullta ku shpeshherë i ndihmonte edhe ekonomikisht. Ai telefononte çdo ditë dhe fliste çdo ditë me familjen. Ai iu tha familjarëve se do qëndronte një vit atje dhe nëse nuk do i bënte dokumentet do të kthehej në atdhe dhe nuk do i linte vetëm, por nëse do i bënte dokumentat, Kujtimi iu kishte thënë se do t?i merrte atje. Sipas disa fjalëve që bashkëshortja e Kujtimit kishte dëgjuar, ai ishte martuar me një shtetase të huaj. Ky u bë fakt pas pohimit nga ana e Kujtimit ku sipas tij kjo martesë ishte vetëm për shkak të letrave. Telefonatat e tij filluan te rralloheshin pak e nga pak dhe në nëntorin e viti 2002 ai i ndërpreu kontaktet me familjarët për 5 vite rradhazi. Në telefonatën e fundit Kujtimi pyeti për fëmijët dhe e uroi bashkëshorten e tij për festën e Bajramit. Bashkëshortja e pyeti se kur do të kthehet dhe ai i tha se pa bërë dokumentat nuk kthehej. Sali Koboçi, vëllai i madh i Kujtimit përveç varfërisë në të cilën ndodheshin, iu desh që të rriste edhe dy fëmijët e Kujtimit. Në vitin 2007 me anë te emisionit Njerëz të Humbur, familjarët arritën që të kontaktonin me Kujtimin. Ai tha se ka patur probleme në shtetin e Belgjikës prandaj dhe nuk kishte kontaktuar me to por sapo t?I zgjidhte do të kthehj përsëri. I ruajtën lidhjet edhe për 4 ditë të tjera dhe më pas kontaktet u shkëputën përsëri dhe derimë sot nuk kanë mundur të kontaktojnë më me të. Askush nuk e dinte se me çfarë merrej, sipas fjalëve ai kishte edhe fëmijë me atë që bashkëjetonte. Saliu eshte i semure dhe do shume qe ta takoj, sa herë Jeti, djali i tij e pyet a të ka marrë malli për Kujtimin, ai thotë që veç ta takonte edhe njëherë kjo është ajo çka do më së shumti. Kujtimit i ka ndërruar jetë edhe motra e tij, amaneti i të cilës është gjetja e Kujtimit. Një djalë e ka në Angli, ndërsa njërin në Vorë i cili është 13 vjeç sot .

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:30 në ekranin e Report Tv

Recommended