Top News - Për të gjurmuar virusin! Prezantohet në Angli sistemi paralajmërues Covid-19

  • 4 years ago
Një sistem paralajmërues për Covid-19 do të lancohet nga qeveria në Angli për të gjurmuar virusin.


Sistemi do të klasifikojë nivelin e rrezikut nga koronavirusi në një shkallë nga një në pesë dhe do të rifreskohet me të dhëna. Vetë Boris Johnson, e prezanton sistemin e ri duke i përcjellë publikut edhe një slogan të ri; qëndroni vigjilentë, kontrolloni virusin, shpëtoni jetë.

Sistemi i ri do të aplikohet vetëm në Angli por qeveria po punon edhe me administratat e tjera që edhe ato të zhvillojnë sistemet e tyre. Sistemi lëshon alarme që variojnë nga i gjelbër, niveli i parë, deri tek i kuq, niveli i pestë. Ai do të jetë i ngjashëm me atë të përdorur për ta mbajtur të informuar publikun për nivelin e kërcënimit terrorist. Sipas Johnson, Anglia është aktualisht në fazën e katërt të rrezikut, por po ecën drejt fazës tre. 346 viktima të koronavirusit u regjistruan në Britaninë e Madhe të shtunën, duke e çuar totalin në 31 587.

Sipas departamentit të shëndetësisë në vend, 50 mijë teste koronavirusi janë dërguar në SHBA më herët këtë vit për zhvillim pas disa problemeve në laboratorët britanikë. Ndërkohë qeveria ka dështuar të arrijë objektivin për zhvillimin e 100 mijë testeve të përditshme, për të shtatën ditë radhazi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#England#BorisJohnson#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended