Top News - SHBA, vetëkarantinohen 3 anëtarë të Task Forcës

  • 4 years ago
Tre pjesëtarë të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin janë në vetëkarantinim për dy javë pasi janë ekspozuar me gjasë ndaj sëmundjes.


Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive të SHBA-së, Anthony Fauci është vetëizoluar, së bashku edhe me dy anëtarë të tjerë të Task Forcës së SHBA-së për koronavirus, pasi kanë pasur kontakt me një person të infektuar. Fauci, 79 vjeç, ka dalë negativ në testin për sëmundjen COVID-19, por do të testohet në vazhdimësi, ka njoftuar një zëdhënës i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield, që po ashtu është vetizoluar ?do të punojë nga shtëpia për dy javë?, pasi ka pasur kontakt me një person në Shtëpinë e Bardhë që ka dalë pozitiv për COVID-19, ka raportuar Washington Post. Edhe komisioneri në Administratën për Ushqim dhe Barna (FDA), Stephen Hahn, është në izolim, ka thënë një zëdhënës i FDA për Reuters.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i goditur më së keqi në botë nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë mbi 1,3 milionë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 79 mijë persona kanë vdekur.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TaskForce#TopChannel

Recommended