Krize nga refugjatet ne kufirin Turqi-Greqi

  • 4 years ago
Në kufirit turk me Greqinë, situata është alarmante pas dyndjes së dhjetëra mijëra refugjatëve nga Siria, të cilët synojnë vendet e Bashkimit Europian. Prej ditësh, forcat greke të sigurisë po përpiqen të pengojnë refugjatët, të cilët duan të kalojnë kufirin.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe zyrtarë të tjerë do të vizitojnë këtë të martë me helikopter kufirin për vëzhguar nga afër situatën.

Po ashtu, Von Der Leyen do të vizitojë këtë javë edhe kampet në Turqi. Brukseli kërkon nga Ankaraja t?i përmbahet marrëveshjes së 2016-ës për refugjatët në këmbim të 6 miliardë eurove ndihmë.

Por Turqia thotë se BE nuk ka mbajtur premtimin për liberazilimin e vizave për shtetasit turq.

Tv Klan