Një bust prej bronxi në nder të rilindasit Spiro Gjika

  • 4 years ago
Në Senicë, ballkonin gjeografik të fshatrave të Rrëzomës, fshatin e disa kuvendeve historike shqiptare banorët kanë përkujtuar një prej rilindasve kryesorë të arsimit shqip të kësaj zone, Spiro Gjikën dhe familjen e madhe Gjika.


Mësuesi dhe patrioti Spiro Gjika lindi në vitin 1855 dhe njihej si mik e bashkëpunëtor i Çajupit, Thimi Mitkos dhe si aktivist i çështjes kombëtare. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Spiro Gjika drejtoi Komitetin ?Vëllazëria Shqiptare? themeluar nga patriotë shqiptarë.

Spiro Gjika u nderua një bust bronzi në sheshin qendror të fshatit punuar nga skulptori Emanuel Koko

Në vitin 1919 shkolla e parë shqipe e çelur në Senicë u furnizua me libra e bazë didaktike në shqip të botuara prej Spiro Gjikës në Egjipt. Shkolla shqipe e Senicës edukoi breza të tërë nga Rrëzoma deri në vitet 20-30 të shek. XX. Librat shqip i shpëtuan disa herë djegies dhe zhdukjes prej otomanëve falë përkushtimit të grave të fshatit që i fshehën e mbrojtën ato dhe shkollën e parë shqipe në gjithë krahinën.

Fshati që ka më shumë se 60 mësues që shërbejnë në të gjithë krahinën festoi vitin e kaluar 100 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe dhe pret kthimin në muze të godinës historike që është në restaurim.I vendosur përreth kishës së Shën Dhimitrit është i vetmi fshat ortodoks mes 7 fshatrave të Rrëzomës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpiroGjika#TopChannel