Historia ime - Nena e divorcuar kerkon pensionin ekonomik per femijet!

  • 4 years ago
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

Emisioni ?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e një nëne 35-vjeçare. Ermira Gjata ka treguar në studio se ka 3 vajza nga dy martesat e saj të mëparshme, një vajzë nga martesa e parë dhe dy vajza nga martesa e dytë.

Martesa e parë ndodhi kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe marrëdhënia me ish-bashkëshortin e parë ndryshoi kur mori vesh se fëmija që do sillte në jetë ishte vajzë.

Ish-burri nuk e donte vajzë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, ai nuk kujdesej për të. Kanë kaluar 15 vjet dhe ai ende nuk pranon të takohet me vajzën e tij.

WEB: https://tvklan.al/
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/