Rama: Meta nuk mund ta shperndaje parlamentin

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ndodhej në selinë e Partisë Socialiste teksa në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Presidenti Meta mbante tubimin e tij. Ultimatumit të Metës për shpërndarjen e parlamentit iu përgjigj prerë se kreu i shtetit nuk mund ta bëjë një dekret të tillë, por edhe nëse ndodh parlamenti nuk do ta njohë.

?Presidenti nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Ilir që s?ka asgjë më për presidentin dhe sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmosë një dekret për t?i shpallur luftë Amerikës, por që parlamenti nuk do ta njohë?.

Rama thotë se nuk është rastësi që sa herë ka një lajm të mirë për Shqipërinë, Presidenti bën një lëvizje në Tiranë. Ai solli në vëmendje fillimisht Konferencën e Donatorëve dhe së fundmi raportin e Komisionit Europian që propozon çeljen e negociatave me Shqipërinë.

?Shkoj në Bruksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme, arrijmë një sukses të jashtëzakonshëm duke siguruar për njerëzit që janë në hall për financimet duke kaluar ç pritshmëri dhe krijuar një bazë për një hov të ri ekonomik. dhe po atë ditë presidenti del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar për të bërë atë gjë, atë ditë. Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë përpara të gjithëve është për të qarë, edhe pse unë qesh se është diçka e pritur dhe aspak befasuese?.

Rama nuk i kurseu shigjetimet as për Partinë Demokratike.

?Lajmi keq është që PD-ja u kthye në një servis figurantësh për presidentit?.

Tv Klan

Recommended