Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra qytetarë shqiptarë i janë përgjigur thirrjes së presidentit Ilir Meta për të protestuar kundër qeverisë në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Shumë prej protestuesve kanë mbërritur nga rrethet, teksa një pjesë e mirë janë organizuar nga partitë politike opozitare jashtë parlamentare. Ndërkohë, pjesë e protestës janë edhe grupe të ndryshme me qytetarë të cilët kanë protestuar vitet e fundit kundër qeverisë, si banorët e Astirit dhe një pjesë e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Protestuesit mbajnë në duar flamuj kuq e zi dhe lule mimoza, sikundër kishte kërkuar presidenti Meta. Disa personazhe publikë priten të flasin gjatë protestës, ndërsa në fund fjalimin përmbyllës do të ketë kreu i shtetit. Zëdhënësi i Metës paralajmëroi firmosjen në Bulevard të një dekreti të rëndësishëm, por pa dhënë detaje të tjera. Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për ruajtjen e rendit dhe sigurisë duke angazhuar mbi 1000 efektivë.