Wake Up/ Mjekja estetike: Vajzat shqiptare kërkojnë ndërhyrje si personazhet e showbiz-it

  • 4 years ago
Sipas një raporti të ri nga Market Research Future (MRFR), tregu global për kirurgji kozmetike do të ketë arritur të ardhura prej 21.97 miliardë dollarësh, deri në fund të vitit 2023. Tregu është vlerësuar të zgjerohet në 7.8% gjatë periudhës së vlerësimit (2017 -2023) kryesisht për shkak të faktorëve socialë dhe kulturorë si ndikimi i rrjeteve sociale, industrisë filmike, mediave dhe modës. Në 5 vitet e fundit biznesi i ashtuquajtur i bukurisë ka marrë një hov të madh zhvillimi edhe në vendin tonë. Sot nuk është luks të kujdesesh për lëkurën, trupin, të rikuperosh një defekt, apo shenjë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, të heqësh një nishan, apo ?të shpëtosh? një herë e mirë nga kompleksi fizik që të ka shoqëruar gjithë jetën. Shqipëria dikur nuk i njihte trajtimet estetike, por në dekadën e fundit trajtimet e bukurisë që ofrohen madje duke përdorur teknologjinë e fundit janë bërë të shpeshta dhe të arritshme nga ata që duan të jenë sa më perfektë. Dikur në vend, këto trajtime fillimisht nisën të kryheshin në vende jo të përshtatshme, me metoda primitive, shpesh duke u bërë dhe burim infeksionesh për përhapje sëmundjesh. Dhe ky nuk ka qenë vetëm i Shqipërisë, por kjo dukuri është vënë re edhe në vende shumë të zhvilluara. Ndaj është shumë e rëndësishme që për të bërë një trajtim, të zgjedhim vendin e duhur ku ofrohet cilësia dhe siguria e pse jo edhe metodat më të mira, më pak të dhimbshme dhe më të efikase. Po çfarë trajtimesh preferojnë sot shqiptarët, a po kujdesen njësoj për bukurinë femrat dhe meshkujt? Cilat janë risitë që ofrohen sot në këtë fushë folëm me mjeken dermatologe-venerologe nga Klinika" Annasa" pranë Spitalit Hygeia, doktoreshë Sidita Boriçi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel