Karnavalet ‘pushtojnë’ Vlorën, paradë me kostumet shumëngjyrëshe të fëmijëve

  • 4 years ago
Karnavalet janë një traditë e vjetër e qytetit të Vlorës që tashmë po rilind sërish.

Fëmijët dhe qytetarë të Vlorës, të veshur me kostumet e tyre karakteristike të karnavaleve, maska veneciane si dhe me kostume tradicionale, kanë zhvilluar paradën e tyre në bulevardin e ri Vlorë-Skelë.Parada rikthehet pas disa vitesh në qytetin e Vlorës dhe grupet artistike kanë krijuar një atmosferë festive atje.

Për organizatorin Nadir Mura, aktiviteti është mëse i nevojshëm për qytetin, pasi ?Aulona?, Vlora e lashtë ka qenë një ndër qytetet më të vjetër që ka organizuar karnavalet dhe më pas kjo traditë u zhduk, ai thotë që kjo traditë duhet të rilindë sërish pasi tregon një pjesë e kulturës së Aulonës së lashtë, e cila duhet trashëguar brez pas brezi.

Recommended