Termeti, te henen nisin ekspertizat ne Tirane

  • 4 years ago
Duke filluar nga e Hëna 140 pallate të pabanueshëm në Tiranën do i nënshtrohen akt ekspertizave të thelluara. Sipas nënkryetares së bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti janë afro 10 studio inxhinerike që do të kryejnë akt ekspertizat e thelluara në objektet e dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit.
?Ds4 dhe ds5 do kalojnë në procesin e rindërtimit pasi kanë dëme të mëdha që janë dëme thelbësore në strukturë. Kemi ecur me një marrëveshje në kuadër me 10 operatorë në treg, që nga fillimi i javës do dalin në terren të kryejnë vlerësimet e thelluara?.
Ndërsa për sa i përket familjeve që kanë aplikuar në portalin e rindërtimit, ruseti thotë se ata me dëme të lehta dhe të mesme do të përfitojnë dëmshpërblim sipas vlerës së përcaktuar.
?Hapi i parë është vlerësimi i dosjeve që kanë qenë ds1-ds3 që nënkupton dëme të lehta që i kanë ndodhur dhe familja do të jetë përfituese e një prej dëmshpërblimeve kesh që do tërhiqen në postë?.
28 Janari mbylli edhe fazën aplikimeve online në vend për dëmet e shkaktuara në banesa nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në të gjithë vendin janë afro 40 mijë aplikime, ku vetëm në tiranë 14 mijë e 500 banorë raportuan dëmet nga tërmeti.

Recommended