Rama paralajmeron amnisti fiskale

  • 4 years ago
Për herë të parë Shqipëria pritet të miratojë një nisëm e cila synon të realizojë një nga debatet më të vjetra në Shqipëri, amnistinë e kapitalit.

Ishte Kryeministri Edi Rama që tha në Kongresin e Socialistë se ligji që shumë shpejt do të depozitohet në Kuvend do të amnistojë të gjitha pasuritë e shqiptarëve këtu dhe jashtë Shqipërisë, si dhe pronat e tyre duke i falur përgjegjësinë penale të mosdeklarimit të tyre.

Nismën kreu i qeverisë tha se e mbështet te frika që kanë qytetarët nga Operacioni Forca e Ligjit, duke përsëritur dhe njëherë se ky aksion nuk është për ta.

?Janë shqetësuar shumë nga OFL-ja shumë njerëz, informaliteti i parasë dhe i pasurive në Shqipëri është gjigand, kemi adresuar vetëm një aspekt të tij, vetëm të shtëpive, por jo të parasë. 10 minuta nga fundi në amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, për të gjitha paratë dhe të gjitha asetet t?i deklarojnë. Paratë nëpër banka asetet t?i deklarojnë?.

Edi Rama tha se nga kjo amnisti do të përjashtojë ata që kanë vënë pasuri përmes veprave kriminale, politikanët, zyrtarët që janë subjekte të ligjit të deklarimit të pasurive dhe prokurorët e gjyqtarët. Falje do të ketë vetëm për personat që kanë bërë punë të ndershme.

?Kush nuk i ka paratë me drogë terrorizëm, prostitucion, të gjithë ata që janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte të deklarimit të pasurive do të përjashtohen, pra do të japin llogari herët apo vonë një më një, ku e kemi si e kemi. Kur mbaron afati, ke bërë apo jo krime, nëse nuk e shfrytëzon, amnisti, fiskale, penale, s?ka Zot që të kthehet më mbrapa. Nuk ka kjo nuk do ndodhë, kur kalon afati, ai që i ka të padeklaruar, të gjitha pasuritë jashtë do të deklarohen këtu?.

Duke i paraprirë komenteve që mund të vijnë nga organizatat ndërkombëtare, Kryeministri u shpreh: ?Dhe jo një apo dy organizata të thonë nuk bëhet, por bota të ngrihet kjo do bëhet?.

Nisma do të bëjë që të përfitojnë subjektet të cilat deklarojnë pasurinë, duke paguar një pjesë shumë të vogël tatimi mbi të ardhurat, por dhe duke marrë amnisti për fshehjen e të ardhurave që kanë realizuar, një aspekt që i përket veprës penale. Kryeministri tha se çdokush që nuk deklaron gjatë amnistisë do të jetë subjekt i hetimit nga OFL-ja.

Amnistia e kapitalit është hedhur disa herë për diskutim në publik, si një nismë e cila do të vinte një vijë ndarëse nga periudha informale dhe formale e Shqipërisë, por asnjëherë nuk janë bërë 84 vota në Parlament për të kaluar ndryshimet për amnistinë penale të saj.