Ora News - Balla: E zgjodhëm si më të mirin e opozitës, se dinim se do katandisej si Enver Llapa

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Konflikti i mazhorancës me Presidentin ka marrë vëmendjen e diskutimeve në Kongresin e PS-së. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në fjalimin hapës të ditës së dytë të punimeve hodhi akuza dhe fyerje në adresë të Presidentit të Republikës.

Balla zgjodhi Kongresin e PS-së për tu dhënë përgjigje socialistëve se përse e votuan Ilir Metën për President, duke thënë se askush nuk e kishte parashikuar sesi do të katandisej ai, duke e krahasuar me një personazh qesharak të njohur për kryeqytetasit.

Balla tha gjithashtu se opozita e vërtetë e socialistëve janë disa njerëz në administratë që sorollasin njerëzit, duke thënë se PS duhet të bëjë më shumë.

Balla: Na kritikojnë pse zgjodhëm Metën president apo në koalicion, treguam se nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Bëmë më të mirën dhe Metës i dhamë hakun, si më i miri në fushën e opozitës zgjodhëm Ilir Metën. Nuk e parashikonin se do shndërrohet si Enver Llapa që u nxjerr gjuhën njerëzve te "21 dhjetori? Protesta e dhjetorëve ishte mundësia e mirëseardhur. Por mos harrojmë që erdhi edhe në emër të besimit të Ramës, si shpresa e vetme për ndryshim. Reagimi ynë, ishte i duhuri edhe pse me vonesë. Viti 2020 kthesa historike për shqiptarët.

Balla nënvizoi edhe njëherë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin demokratike dhe shqiptarët sipas refuzuan dhunën e opozitës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balla-leshon-gojen-ndaj-presidentit-e-zgjodhem-si-me-te-mirin-e-opozites-se-dinim-se-do-katandisej-si-enver-llapa

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended