Ora News - Rrëzohet vettingu në politikë, mazhoranca voton kundër nismës së opozitës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shumica rrëzoi pasditen e sotme në Kuvend draftin e propozuar nga opozita për Vettingun në politikë.

Nisma u rrëzua me 74 vota kundër, ndërsa 52 votat e opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese.

Seanca prej 7 orësh u shoqërua me debate. Para votimit, kreu i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, ju bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë ligjin që i hap rrugë vettingut për politikanët.

Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi.

Kryedemokrati madje tha se opozita është e gatshme të votojë të gjitha propozimet e mazhorancës për vettingun e politikës, mjafton që ajo të marrë dakordësi e Komisionit të Venecias.

Basha: 3 vjet më parë nga kjo sallë PD bashkë me qytetarët shqiptarë formuloi zgjidhjen e dekriminalizimit për një realitet të tmerrshëm. Persona me precedent kriminalë u sollën nga kreu i Rilindjes në këtë sallë si deputetë, u sollën në krye të bashkive të vendit, u bënë drejtorë. Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte artikulimi politik, e kundërta kishte ndodhur. Në shumicën dërrmuese të rasteve këta njerëz kishin qenë në burg, për shitjen dhe trafikimin e vajzave dhe nënave shqiptare, si në rastet, e Prengës, Roshit, Frrokut etj.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rrezohet-vettingu-ne-politike-mazhoranca-voton-kunder-nismes-se-opozites
Recommended