Ngrohja qendrore, të shkyçurit kërkojnë dëmshpërblim

  • 4 years ago
Aktvendimi në Strasburg është dëshmi se qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore kanë të drejtë. Nga Shoqata ?No Pasaran?, i porositën të gjitha familjeve që kanë marrë vendim negativ nga gjykatat vendore, të kërkojnë përsëritjen e proceseve gjyqësore. Në mënyrë shtesë, nga kjo shoqatë thonë që edhe nga arka e shtetit çdo familjeje që është ballafaquar me këtë problem, do t?i takojë deri më 3000 euro kompensim. Çdo të premte më orën 11 paralajmërojnë protesta para Gjykatës Themelore Civile dhe para Apelit.

Recommended