Arrestohet Henri Çili/ Operacioni “Mezhgorani” 28 të arrestuar në shkallë vendi

  • 4 years ago
28 persona ranë në prangat e policisë mëngjesin e së premtes, gjatë një operacioni të zhvilluar në disa qarqe në vend, pas një hetimi 6 mujor të nisur nga prokuroria e Përmetit.


Mi një pjesë të te arrestuarve rëndojnë kryesisht akuzat e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, por ka edhe personazhe të tjerë që akuzohen për veprat penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? ??Falsifikimi i kartëmonedhave?, ?Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse?, ?Organizimi i lotarive të palejuara?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, ?Fshehja e të ardhurave?,
?Mashtrimi? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.

Mes atyre qe u arrestuan është edhe botuesi dhe analisti Henri Çili.

?H. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave?, ? Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Mashtrimit?, ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike? dhe ?Falsifikimi dokumenteve? në bashkëpunim.?

Po ashtu urdhri i ndalimit të policisë u ekzekutua edhe për biznesmenin Seit Fishta, i cili aktualisht është më masë sigurie arrest me burg, për te njëjtat vepra penale

Më herët policia nga tetori i 2019, ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni, pasi atyre iu është gjetur dhe sekuestruar 128 kg kanabis sativa, heroinë dhe kokainë, kallëpe tritoli, shuma të medha parash dhe eurosh, një pjesë e tyre të dyshuara të falsifikura, 7 automjete, dokumenta dhe kontrata noteriale të dyshuara po të falsifikura.
Operacioni i quajtur ?Mezhorgani? është ende në vijim, ndërkaq, në kërkim janë shpallur edhe 6 persona të tjerë, si dhe 12 po ndiqen në gjendje të lirë.

Një koment për këtë Operacion e dha nga Vlora edhe prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela.

?Kjo është puna e prokurorisë, në frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit reforma në drejtësi, këto janë rezultatet?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HenriCili#ArdiVeliu#TopChannel

Recommended