Karnavalet e Rios! Në pistë zbresin shkollat më të mira të sambas, 25 Shkurt 2020

  • 4 years ago
Rio de Janeiro është zhytur në festivalin e përvitshëm të karnavaleve, dhe shkollat e sambës po i japin qytetit ngjyra çdo natë.


Në përfundim, njëra prej tyre do të shpallet fituese. Ajo e të hënës, ishte nata e shkollave të sambës Sao Clemente dhe Vila Isabel dhe spektakli ishte vërtet i mahnitshëm.

Në sambadromin Marques de Sapucai, në Rio de Janeiro, pati një shpërthim ngjyrash, nga kostumet dhe elementët e tjerë mahnitës, gjithçka nën tingujt e muzikës dhe ritmet e kërcimit.

Por nuk është vetëm Rio nën ethet e karnavaleve. Në Olinda të Brazilit, kukulla gjigante të fryra, me imazhet e karaktereve dhe njerëzve të famshëm, kanë parakaluar nëpër rrugë. Mes tyre, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, aktivistja e ambientit Greta Thunberg apo Hulku dhe Jokeri.

Ndërkohë, në një tjetër vend, në Portugali, karnavalet kishin fytyrën e klounëve. Në qytetin e vogël Sesimbra, rreth 40 km larg nga Lisbona, mijëra njerëz të veshur si klounë, kanë parakaluar nëpër rrugë?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Karnavale#Rio#TopChannel