Papa sfidon koronavirusin, përqafon besimtarët pa maskë

  • 4 years ago
Është një sinjal pozitiv ai i lëshuar nga papa Françesku gjatë meshës së të mërkurës. Ai nuk ka hequr dorë nga rituali i përshëndetjes dhe në shumë raste edhe i përqafimit të besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit. Shumë prej këtyre të fundit mbanin maskat mbrojtëse për shkak të frikës nga koronavirusi, por ati i shenjtë jo.


Dhe mund të konsiderohet kjo si një ftesë për të mos rënë pre e frikës. ?Dua të konfirmoj sërish se jam pranë të sëmurëve me koronavirus dhe me operatorët sanitarë që po i kurojnë. Jam pranë autoriteteve civile dhe të gjithë atyre që po angazhohen për të ndihmuar pacientët dhe për të ndaluar përhapjen e virusit ? tha ati i shenjtë në përfundim të meshës.

Më pas, ai është drejtuar drejt besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit dhe nuk ka hezituar që disa prej tyre edhe ti përqafojë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Papa#Koronavirus#TopChannel

Recommended