“Bombat” e opozitës dërgohen për ekspertizë

  • 4 years ago
Dy "bombat" që Antonio Milloshoski ia dorëzoi prokurores Villma Ruskovska janë tashmë në procedurë të ekspertizës. Materialet audio për të cilat deputeti i VMRO - DPMNE-së pohoi se përbëjnë indicie për ndjekjen penale të ish-kryeministrit Zoran Zaev, Milloshoski ia dorëzoi prokurorisë shtatë ditët e fundit. Në bisedën e parë ai e akuzoi Zaevin, se e ka ditur se si është financuar 1TV-ja e Boki 13, ndërsa në të dytën, se ish-kryeministri ka ndërhyrë në punën e ish-PSP-së dhe të Gjykatës Supreme, në kohën kur ishte përgjegjës Jovo Vangelovski.