Ora News - Emrat/ Dy trafikantët nga Durrësi dhe Elbasani që duhet të deklarojnë pasurinë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Operacioni Forca e Ligjit vijoi këtë të martë me dërgimin e formularit të deklarimit të pasurisë për dy persona të tjerë, subjekt i ligjit Anti-KÇK.

Njoftimi i Policisë: OFL i ka dërguar formularin shtetasit Kreshnik Budlla, banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike si dhe shtetasi Fation Laze., banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Kush është Kreshnik Farruku (Budlla)?

I shumëkërkuari nga disa shtete, shqiptari Kreshnik Farruku (Budlla) u arrestua në maj të 2019 së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit.

Ai u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje. Farruku akuzohet në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje. Në momentin që i janë afruar agjentët ai është përpjekur që të shmanget duke u prezantuar me një tjetër emër, por tentativa ka dështuar.

Sipas medieve spanjolle ai përdorte 10 emra të ndryshëm duke i shpëtuar drejtësisë. Po sipas medieve ai akuzohet se drejtonte një organizatë kriminale ku në përbërje të saj ishin edhe shqiptarë të tjerë ndërsa vidhnin banesa dhe trafikonin kokainë. Ai u hetua edhe për një vrasje në Spanjë.

Kreshnik Farruku dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ofl-i-dergon-formularin-dy-te-denuareve-droge-ne-durres-e-elbasan

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended