Rrefimi tronditës: U perdhunova kur isha 9 vjec

  • 4 years ago
Laugerta Qelia për herë të parë rrefeu në programin ?Historia ime?, në TV Klan historinë e pabesueshme që asaj i ka ndodhur kur ishte vetëm 9 vjeç. Aktualisht jeton në Gjermani, por në një lidhje në Skype, ajo tregoi se në 11 Gusht të vitit 2007, kur ishte shkuar si zakonisht të mbyllte pompën e ujësjellësit, punë që sipas saj duhet ta bënte daja, por e bënte Laugerta, një person që ishte në fshatin ku jetonte, e përdhunoi.
Sipas saj, ai ishte 24 vjeç dhe ngjarjen e ndodhur nuk ja tregoi askujt nga frika e paragjykimeve. Personi që nuk pranon ti tregojë emrin, e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste, nëse ajo i tregonte dikujt për ngjarjen e ndodhur.