Maskat grabitin dhe lënë pa ndjenja çiftin e të moshuarve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Familja Dulja nga fshati Çermen i Maqellarës në Dibër ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës.Sipas familjaëve 6 persona janë futur me dhunë duke thyer derën rreth orës 23:00 teksa bashkëshortët Rrahman e Hasie dulja ishin në kuzhinë duke parë televizor.Ata kanë refuzuar të hapin derën por grabitësit e maskuar e kanë thyer atë.Pasi kanë hyrë në banesë janë rrahur të dy bashkëshortët duke i lënë  pa ndjenja. Hasia tregon se gjithçka ka zgjatur shumë pak pasi katër prej grabitësve kanë mbajtu ata ndërsa 2 të tjerët kanë marrë sendet me vlerë, paratë dhe telefonat e tyre.Pasi janë larguar grabitësit çifti ka kërkuar ndihmën e komshinjëve për të njoftuar policië e për t'i dërguar në spitalin e Peshkopisë.

Recommended