Wake Up/ ISHP: Kemi pasur vetëm raste të dyshuara me koronavirus

  • 4 years ago
Raste e dhjetra personave të konfirmuar në Itali me Convid 19 (Koronavirus) dhe humbja e jetës së dy personave në shtetin fqinjë, ka shtuar panikun tek popullata shqiptare . Nisur nga kjo situatë edhe strukturat e shëndetsisë kanë përforcuar masat, pasi kontakti me Italinë është më i shpeshtë se vendet e tjera. Ndërkaq në një deklaratë për mediat, Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë rast të prekur nga Convid 19 në vendin tonë. Në mënyrë të veçantë tre ditët e fundit janë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar. Gjithashtu, sipas saj, ISHP ka pajisjet e duhura për trajtimin e rasteve të mundshme me virusin vdekjeprurës. Megjithatë për të folur rreth situatës kishim të ftuar sërish mjeken epidemiologe, Eugena Tomini. Ajo tha se ka pasur raste që janë dyshuar por pas testimit ka rezultuar se ka qenë thjesht grip i stinës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel