Ç’ne single ti? Shfaqja ngjit në skenë artisten durrsake Keti Bashhysa

  • 4 years ago
?Ç?ne?ne single ti?? është shfaqja e radhës që ngjiti në skenën e teatrit ?Aleksandër Moisiu? të Durrësit, për të tetin vit rresht, artisten durrsake Keti Bashhysa.


E tronditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit që i ktheu në të pabanueshëm apartamentin e blerë vetëm 3 muaj para gjëmës, artistja u ngrit mbi traumën duke dhuruar humor e kënaqësi. Me regji të aktorit të mirënjohur dhe babait të saj Hysen Bashhysa, shfaqja e solli artisten sërish në disa zhanre të artit, duke nisur nga loja në violinçelë, aktrimi, kënga dhe kërcimi, po me më shumë pasion për jetën dhe trajtimin e problematikave të saj.

Përjetimet personale, po dhe të mijëra njerëzve që u përballën me tërmetin dhe pasojat e tij, u sollën në vëmendje nga aktorja që klith për gjendjen që po kalon një qytet i tërë, po pa u ndalur vetëm aty. Shqetësimi që çdo vajzë dhe djalë kalon teksa përballet me presionin e familjes dhe shoqërisë i ngërthyer në një shprehje të vetme ?ç?ne single/beqar ti??. Bashhysa e kishte planifikuar shfaqjen në dhjetor, po për shkak të situatës së rëndë që kalonte qyteti e anuloi. Po për të ardhur më e plotë në këtë shfaqje me skenar të Mariola Poro, koreografi të Aldo Aliaj dhe konsulent artistik Julian Shytaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Teater#KetiBashhysa#TopChannel