Ekstradohet terroristi i ISIS/ Ikën në Rusi, hyri në Shqipëri si emigrant nga Siria

  • 4 years ago
I shoqëruar nga forcat e policisë, terroristi Rasul Miklaev la Shqipërinë pas mesnatës së të enjtes.


Fillimisht ai u dorëzua në Komisariatin e Rinasit, ku edhe raportoi gjeneralitetet e tij, një procedurë standarde për këdo që lë Shqipërinë në mënyrë të tillë.

Rasul Miklaev, për disa muaj me radhë u mbajt në qendrën e Kareçit, ndërsa pas hetimeve intensive dhe survejimit nga antiterrori, u zbulua se në fakt nuk bëhej fjalë për një emigrant të paligjshëm, por për një terrorist që kishte qenë pjesë e organizatës terroriste ISIS, madje kishte marrë pjesë edhe në luftimet në Siri.

Gjatë kohës që ai u mbajt në qendrën e Kareçit, Rasul Miklaev, refuzonte të fliste dhe të komunikonte me autoritetet shqiptare. U deshën disa muaj hetime dhe vëzhgime për të kuptuar që në fakt bëhej fjalë për një person të rrezikshëm dhe terrorist i cili kërkonte ta përdorte Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar drejt vende të Evropës perëndimore, por edhe për t?i shpëtuar drejtësisë së vendit të tij, Rusisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RasulMiklaev#Extradition#TopChannel

Recommended