Juristi i Presidencës: Dvorani, Ministria e Drejtësisë, QBZ dhe Kuvendi 'puç të organizuar'

  • 4 years ago
Pjesë e "grushtit të shtetit", siç Ilir Meta e ka cilësuar emërimet në Gjykatën Kushtetuese, juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj shprehet se kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera që kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës. Në mënyrë të organizuar, thekson Dervishaj, Ministria e Drejtësisë, Kuvendi dhe Qendra e Botimeve Kushtetuese, ka fshehur faktet me qëllim që në fund Arta Vorpsi të dilte e vetëshpallur me anë të pikëzimit, si anëtare e re e Kushtetutës. Duke folur me data konkrete dhe duke publikuar korrespondenca që institucionet kanë kryer, Devishaj thotë se kanë falsifikuar dokumente, ku është betuar në fletoren zyrtare, duke kaluar nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë, në një ditë të shtunë, që është pushim zyrtar, Arta Vorpsin si të renditur me pikë më lartë, e për pasojë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Botimi në Qendrën e Botimeve zyrtare është urdhëruar nga Ministria e Drejtësisë, jo nga Dvorani apo Kuvendit, sipas së cilit ka luajtur një rol kyç në këtë "grusht shtetit". Ai shtoi se do të shtojë një tjetër kallëzim për të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

Recommended