Ambasadori Soreca për Top Channel: 1.15 miliardë Euro, transparencë, qartësi dhe llogaridhënie

  • 4 years ago
Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca tre ditë më pas nga konferenca e donatorëve në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro, në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu që në fillim i përgjigjet pyetjes se nga kjo kjo sasi e madhe parash sa janë grante dhe sa janë hua.


Ambasadori Luigi Soreca: Jam kthyer në Tiranë tani pas kësaj dite të jashtëzakonshme, siç tha Presidentja Von der Leyen të hënën, kur gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht BE-ja, tregoi solidaritet, por edhe vëmendje ndaj Shqipërisë. Unë mendoj se kjo përfaqëson edhe një sinjal për shqiptarët që ne interesohemi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke u kthyer te pyetja juaj, po, 1.15 miliardë Euro janë të ndara në grante dhe hua, ku grantet, që do të thotë donacione direkte, janë 300 milionë, ndërsa huatë janë 800 milionë.

Më lejoni të shpjegoj ndryshimin që opinioni publik mund të mos e dijë. Grantet nënkuptojnë se këto janë donacione direkte që do t?i jepen qeverisë shqiptare për investime direkte pa asnjë interes. Kjo do të thotë që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Për shembull, siç e dini Kryeministri dhe Presidentja kanë nënshkruar 15 milionët e parë. Këto do të mbërrijë këtu, në zyrën time, javët e ardhshme dhe do të disbusohen menjëherë. Të tjerat do të jenë në javët e ardhshme, apo e shumta një muaj.

Ndërsa për huatë ambasadori Soreca thotë.

Ambasadori Luigi Soreca: Për huatë, duhet të sqarojmë edhe një herë se ato janë hua shumë të favorshme, duke pasur parasysh faktin se ka një garanci nga BE-ja. Për shembull, për huatë e Bankës Evropiane për Investim Shqipëria do të trajtohet si të ishte një shtet anëtar në lidhje me interesat dhe ky është një interes shumë i ulët që do të bëjë të mundur për institucionet shqiptare t?i marrin pa interesa të larta. Kjo është ajo për çka bëhet Konferenca e Donatorëve. Nuk janë asnjëherë vetëm donacione, janë donacione me pjesë të madhe dhe hua. Do të thosha se jam gjithashtu krenar që Bashkimi Evropian dha shumën më të lartë të huave, 150 milionë Euro. Kjo është një shumë unike dhe më duhet të them se jam shumë i kënaqur që në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë mundëm të tregojmë se jemi në krye të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Muhamed Veliu: Ambasador, po pjesa tjetër e parave kur do t?i kalojë Shqipërisë?

Ambasadori Luigi Soreca: Siç thashë, grantet do të vijnë pak nga pak. Mendojmë se javët e ardhshme do të ndodhë disbursimi i parë. Po e diskutojmë me qeverinë se si të ngremë planin e rindërtimit që u paraqit me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar.

Muhamed Veliu: Pyetja e fundit, a mund të na shpjegoni, ju lutem, cili do të jetë mekanizmi i transparencës në mënyrë që kjo shumë kaq e madhe parash t?u jepet njerëzve në nevojë?

Ambasadori Luigi Soreca: Pyetja juaj e fundit është më e rëndësishmja. Është vendimtare për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, sigurisht, për BE-në, që këto donacione t?u shkojnë njerëzve. Këto donacione u takojnë njerëzve në Shqipëri që janë në nevo...