'I lutem zotit të më marrë', 63-vjeçari jeton 24 orë me oksigjen: Më çoni në azil

  • 4 years ago
Miniera nuk i mori jetën, por e la për gjithë jetën me një bombol oksigjeni, pa të cilën nuk jeton dot. ?Pa gjurmë? ka trokitur këtë të mërkurë, në derën e një 63-vjeçari, Kamber Merxho, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë kronike në mushkëri. Edhe pse trajtohet me pension invaliditeti të shkallës së parë, ky 63- vjecar nuk ka një shoqërues për t?u kujdesur për të. Ndaj apeli i tij është kërkesa për të shkuar në një azil për të moshuarit.

'Me pension invaliditeti te shkallës së parë. Më japin vetëm 38 mijë lekë të vjetra. Ilaçet gjysmë për gjysmë me rimbursim. E kam të pamundur të përballoj koston. 70 mijë lekë një pompë. Unë duhet të kem një shoqërues. Kam disa muaj që kam bërë dokumentet për të shkuar në azil, kam kërkuar në njësinë nr. 7 por ata më kanë përcjellë duke më thënë që s'kam mbushur moshën. Letrat e mia ndodhen 25 metra larg kësaj banese, por nuk kam përgjigje. Dua të di a më takon? Më hanë duar për punë, por nuk punoj dot. Prandaj kërkoj ndihmë .Më kanë thënë të drejtohem tek privati. Ku të jetë më e mira. Unë nuk kam pretendime'-rrëfen i përlotur ky 63-vjeçar.Gjatë transmetimit live, në shtëpinë e Kamber Merxhos mbërrin edhe përfaqësuesja e shërbimit social, e cila u shpreh se 63-vjecari nuk plotëson kërkesat për azil, pasi ai e ka një shtëpi të tijën dhe se nuk e ka mbushur moshën 65-vjeçare, që të mund të strehohet në institucion. Por pavarësisht kësaj do të bashkëpunohet me organizatat për të referuar rastin, që të mund të gjendet një zgjidhje për Kamber Merxhën. Një i afërm infermier, kujdeset për kërkesat mjekësore që ia imponon sëmundja, ndërsa thotë se gjendja është e rënduar dhe se diagnoza Spok, nga e cila vuan ky 63-vjeçar kërkon një tjetër ambient. Dikur me një familje të shkëlqyer, banor i Tiranës, pranë rrugës së Durrësit, sot ai ka mbetur i vetëm, pasi gruaja e la në emigracion. Babai i një djali përdorues i lëndëve narkotike, ka kohë që nuk e sheh dritën e diellit. Me një frymëmarrje të mekur nga bombola e oksigjenit, 24 orët e tij shoqërohen me një frymëmarrje artificiale.

Recommended