Report TV -7 ditë në grevë për pagat e munguara dhe ende rezistentë!

  • 4 years ago
FIER-Në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë, punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem vijojnë rezistencë, duke mos hequr dorë deri në qëllimin final, marrjen e pagave të prapambetura. Ndonëse situata e tyre shëndetësore nuk paraqitet e mirë, fakt ky i konfirmuar edhe nga mjekët e qendrës shëndetësore, ata shprehet se nuk do të heqin dorë. Ditën e djeshme disa prej tyre kanë marrë serum pasi kanë shfaqur shenja dobësie, gjendje të fikti, por më pas i janë rikthyer grevës së urisë. Këta punonjës nuk kanë marrë pagat e tyre prej 27 muajsh, të cilët po vuajnë pasojat e privatizimi të uzinës së naftës dhe ndryshimit të shumë pronarëve brenda një kohë të shkurtër.

Recommended