Gazmend Mahmutaj shoku i Fatmir Mediut, si i shpëtoi drejtësisë italiane në avion me deputetët

  • 4 years ago
Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e ?përkrahjes së të inkriminuarve?, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni). Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu për Shqiptarja.com deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ?Malpensa? në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, - Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t?i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg. Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.