Bie ekonomia Japoneze/ E treta në botë, por ka pësuar rënie

  • 4 years ago
Ekonomia e Japonisë, në fund të vitit 2019, është tkurrur me ritmin më të shpejtë në pesë vjet. Sipas shifrave zyrtare, bruto prodhimi i brendshëm vjetor ka rënë me 6.3 për qind në periudhën tetor-dhjetor.


Një tkurrje e tillë është e para në më shumë se një vit dhe më e madhja që nga viti 2014, kur rënia ka qenë 7.4%. Faktorët kryesorë për këtë situatë mendohet të jenë rritja e taksave të shitjeve, kërkesa më e dobët globale dhe pasojat e një tajfuni. Por ka dhe shqetësime të mëdha se shpërthimi i koronavirusit në Kinë mund të ndikojë mbi ekonominë japoneze edhe këtë tremujor.

Ka ardhur në rritje frika se Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, mund të bie në recesion. Paniku i epidemisë është duke prekur turizmin e eksportet, por ai duket ka nisur të ndikojë edhe mbi konsumin. Në përgjigje të të dhënave të sotme, ministri i Ekonomisë i Japonisë, Yasutoshi Nishimura, tha se Qeveria japoneze është e gatshme të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të trajtuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit në ekonomi dhe turizëm.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Japan#Economy#TopChannel

Recommended