OFL, shkrese Pajtim Serianit dhe Olsi Jahelezit

  • 4 years ago
Në fokus të Operacionit Forca e Ligjit janë vënë persona të tjerë me precedent penalë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe gjobëvënie. Oficerët e OFL kërkojnë nga Pajtim Seriani që brenda 48 orëve t?i përgjigjet pyetjeve mbi burimin e pasurisë.

Seriani është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite heqje lirie, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Seriani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni të tregtimit të kafes në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë i ka shpëtuar një atentati në Rrugën e Kavajës.

Një emër tjetër që duhet të justifikojë pasurinë është ai Orges Jahelezit, i arrestuar në 2018-n gjatë operacionit Volvo 4, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë të Hasit. Jahelezi njihet si anëtar i grupit të Shijakut, që akuzohet se trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës.

Ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në bashkëpunim me Antimafian italiane kanë vendosur në sekuestro pronat e një shtetasi italian në Durrës që ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet si kreu i një klani mafioz në Bari.

Giovani di Cosmo është arrestuar vitin e kaluar, pasi Gjykata e Barit ka caktuar masën e arrestit për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal. Nën sekuestro është vendosur kjo fabrikë e përpunimit të plastikës, troje dhe pasuri të tjera të patundshme. Një nga personat që ka bashkëpunuar me italianin Di Cosmo është edhe shqiptari Bledar Seferi, ndaj të cilit ka nisur hetimi pasuror.

Tv Klan