Video kompromentuese për ambasadorin Soreca? Meta: Do urdhëroj gjetjen e shantazhuesve

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Lajmet e publikuar në media për një lidhje të mundshme mes ambasadorit të BE dhe një zv/ministre të qeverisë, Kreu i Shtetit i ka cilësuar si shantazh për të dëmtuar figurën e diplomatit europian. Madje zëdhënësi i presidentit bën me dije se Ilir Meta do t?i kërkojë autoriteteve nisjen e hetimeve për të çuar para drejtësisë autorët e këtij shantazhi.

President i Republikës Ilir Meta i cilëson shantazh ndaj ambasadorit të BE, Luigi Soreca, lajmet e publikuara në media për ekzistencën e një video kompromentuese të diplomatit me një zëvendësministre të qeverisë Rama.

Me anë të një statusi në facebook zëdhënësi i Presidentit dënon sulmet ndaj diplomatit dhe bën me dije se Presidenti do të kërkojë nga autoriteteve zbardhjen e kësaj çështje.

Blushi: Përhapja e këtyre lajmeve janë dashakeqë me qëllim goditjne e figurës së ambasadorit të BE-së. Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t?i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/video-kompromentuese-ambasadorin-soreca-meta-do-urdheroj-gjetjen-e-shantazhuesve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp