"Jo 60 vjet, por me duket sikur kam 6 vjet me gruan"

  • 4 years ago
Programi ?Rudina?, në TV klan solli për këtë Shën Valentin historinë e veçantë të çiftit, Kristo dhe Ellambi Liçaj.
Ata kanë 60 vite të martuar dhe dashurinë vazhdojnë ta ruajnë njësoj si ditën e parë.
Në 1960, Kristo dhe Ellambi u martuan, por u detyruan nga rrethanat të qëndronin larg njëri-tjetrit. Gjatë asaj kohe, kur Kristo ishte në shërbim si marins, ata i shkruanin njëri-tjetrit letra që vazhdojnë t?i ruajnë edhe sot.

Në 1977, Kristo u detyra të ikte sërish me shërbim në Kinë dhe filloi t?i dërgonte bashkëshortes së tij, tashmë nënë e 5 vajzave letra të tjera. Sot ata janë janë prindër të 6 vajzave dhe kanë 11 nipër e mbesa dhe gjithashtu 2 stërnipër. Pas 60 vitesh martesë çifti rrëfen edhe sekretin që i mbanë bashkë.

Recommended