Historia e vertete qe fshihet pas romanit "Diktatori ne kryq"

  • 4 years ago
E ftuar në programin ?Rudina?, në TV Klan këtë pasdite ishte një shkrimtare e njohur shqiptare, e cila spikat me natyrën e saj të të shkruarit, por edhe mjeshtërinë në përshkrimin e detajeve.
Bëhet fjalë për Mira Meksi, e cila në studio ka rrëfyer për librin e saj më të fundit, ?Diktatori në kryq?.
Shkrimtarja sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit Enver Hoxha në romanin e ri. Diktatori dhe kryqi janë dy anët të kundërta të medaljes, por Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit.
?Diktatori në kryq? është një libër i ndërtuar me fakte historike, por i rrëfyer me një gjuhë të pasur letrare dhe simbolike që i flet lexueseve të gjerë.