Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore!

  • 4 years ago
Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore; kështu pohoi një ndër epidemiologët më të shquar të shëndetit publik në Hong Kong.


Kreu i Mjekësisë së Shëndetit Publik në Hong Kong University, Profesor Gabriel Leung u shpreh se është e rëndësishme të zbulohet madhësia dhe forma e ?ajsbergut?, një deklaratë kjo që vjen pas asaj të kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili tha se pacientët e rinj me koronavirus që s?kanë qenë kurrë në Kinë janë thjesht maja e ajsbergut.

Një pjesë dërrmuese e ekspertëve thonë se çdo person i infektuar ua transmeton virusin 2.5 njerëzve të tjerë, çka nënkupton infektim të 60-80% të popullsisë.

?60% e popullsisë së botës është një numër jashtëzakonisht i madh,? tha Leung për ?The Guardian?.

Në mbledhjen e ekspertëve të OBSH, Leung do të argumentojë se prioritet duhet të jetë zbardhja e shkallës së përhapjes së epidemisë. Së dyti, duhet studiuar në masat e marra nga Kina kanë qenë efektive që t?i implementojnë dhe shtetet e tjera.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirus#GabrielLeung#TopChannel

Recommended