360 gradë - Vrasjet dhe anti-KÇK! Kush fiton? - 10 shkurt 2020

  • 4 years ago
?Kush po e gjakos me vrasje Shkodrën??,? kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oranews, dhe Youtube.

Vrasjet e fundit në Shkodër kanë qenë veçanërisht të dhunshme dhe përleshja ndërmjet bandave, veçanërisht të ashpra. Pavarësisht deklarimeve dhe përbetimeve për një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, realiteti flet qartësisht ndryshe. Përse po gjakoset qyteti verior më i rëndësishëm? A do mundet operacioni anti-Kçk të vendosë rregull në Shkodër por edhe në zonat e tjera problematike të Shqipërisë?

Të ftuar:

1. Voltana Ademi
2. Erzen Breçani
3. Arben Meçe
4. Ferdinand Dervishi
5. Salvador Kaçaj
6. Bejdo Malo

Recommended