Kush shkëlqeu në tapetin e kuq/ Veshjet më të bukura në ceremoni

  • 4 years ago
Në 150 metrat e tapetit të kuq që çonin në brendësi të teatrit Dolby, për ceremoninë e çmimeve ?Oscar?, yjet sfiluan dhe demonstruan lukun e tyre para se ceremonia për ndarjen e statujave më të rëndësishme të Hollivudit të fillonte.


Fatmirësisht nuk ra shi. Në dallim me Joaquain Phoenix që kishte veshur të njëjtin frak të Stella McCartney-t të përdorur edhe në Golden Globës, Sag Awards dhe Bafta, vipat e tjerë u prezantuan me veshje të studiuara posacërisht për okazionin, elegantë dhe shpesh të bërë me porosi.

Kështu Spike Lee, vishet gjithnjë me vjollcë dhe këtë radhë, i bëri homazh Kobi Bryan me numrin e bluzës së tij, 24. Më casual ishte Timothee Chalamet: që dukej sikur të kishte veshur tuta, ndërsa më i ekzagjeruari, Sui gjithnjë, Billy Porter, përsëri me fustan, si në 2019, por kombinuar me një bluzë me pupla ngjyrë ari.

Ato që ranë në sy pa asnjë dyshim ishin thonjtë e zinj, kilometrik të Billie Eilish, që në fakt, ngjallnin frikë. Ishin të shumtë edhe aktorët që mbërrinin të shoqëruar nga familjet: Laura Dern, shoqërohej nga nëna dhe fëmijët. Antonio Banderas shoqërohej nga partnerja dhe vajza Stella Banderas, ndërsa Charlize Theron, nga e ëma.

Pas shumë vitesh mungesë në ceremoninë e oskarëve, rikthehet edhe Keanu Reeves, përkrah nënës së tij, Patricia Taylor.

Kjo ishte në fakt nata e Parazitit, por përtej ceremonisë, tapeti i kuq është ai që komentohet më gjatë. Ndaj edhe yjet, përpiqen jo pak të impresionojnë?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Oscar#Ceremony#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended