Bllokohen makinat e “te forteve” - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në vijim të Operacionit të ligjit per verifikimin te pasurive ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar ,policia e shtetit ka sekuestruar automjete të blinduara te disa personazheve te botes se krimit. Policia ka bllokuar tre automjetet te tre të 'fortëve' Landi Muharremit në Durrës ,Saimir Taullaut në Lushnje dhe Durim Bamit në Krujë .Landi Muharremit, i njohur ndryshe edhe si Rrumi i Shijakut ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoja ditën që iu bë atentat në hyrje të Durrësit më datë 1 nëntor vitin e kaluar , ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku ndersa u plagosen vete prokurori dhe miku i tijDurim Bami është një tjetër emër i njohur per drejtësine shqiptare . Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë ndërsa u be i njohur edhe për për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Hetimet që u udhëhoqën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila nuk mundi të provojë asnjëherë akuzat e deputetit . Nderkohe Saimir Taullau eshte gjithashtu i etiketuar si perfshire ne veprimtari te krimit te organizuar ne qytetin e Lushnjes. Ai ka mundur tu shpetoje dy atentateve.Prej disa ditesh operacioni forca e ligjit ka marre listat nga drejtorite e policive te qarqe dhe ka nisur verifikimin e pasurive te kokeve te krimit te organizuar.