PD: “Anti-KÇK” shkel Kushtetutën, do jetë dështimi i radhës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per opoziten akti normativ per pasurine e krimit te organizuar bie ndesh me kushtetuten e nuk do te sjelle rezultate konkrete ne luften kunder krimit.Enkelejd Alibeaj I cili ka mbajtur postin e ministrit te Drejtesise sqaron se ligji eshte antikushtetues pasi kufizon disa te drejta baze por pa garancine e shtetit te se drejtes.ENKELEJD ALIBEAJANETAR I KRYESISE, PDAkti normativ anti-kck ka eliminuar totalisht kompetencen e prokurorise dhe gjykatave per te kontrolluar ligjshmerine e veprimeve te drejtorit te policies dhe ky eshte haptazi ndesh me konventen europiane te te drejtave neni 6, me kushtetuten e shqiperise, dhe me aktye te tjera nderkombetare.Sipas Alibeajt ne cdo rast duhet te ekzistoje garancite ne ligj qe shmangin veprimet abuzive.Cdo kufizim I te drejtave themelore te individit; liria e levizjes, e drejta e prones, aktiviteti ekonomik, kushdo qofte ai; kur shteti do tia kufizoje duhet ta beje kete bazuar mbi prova e jo mi hamendesime. Akti normativ nuk ben gje tjeter vecse I jep drejtorit te policies I jep drejten qe bazuar mbi informacionet, hamendesime qe nuk jane prova te vendose keto kufizime. Alibeaj thekson se ky aksion I qeverise do te deshtoje e nuk do te kete rezultat ne luften kunder krimit.Qellimi eshte I mire, mjeti eshte jo I pershtatshem. Dhe do te shohim gjithmone vetem fasade sic eshte policja bjonde e fshehur me syze te rreta qe do te jape lajme e statistika dhe nga ana tjeter e gjithe kjo veprimtari do te rezultoje e pasukseshme, krimi do te triumfoje dhe do te jete deshtimi I radhes I shtetit. Opozita e ka kritikuar ashper aktin normativ te qeverise ne luften kunder krimit duke vene ne dukje jo vetem antikushtetutshmerine e ligjit por edhe reagimin selektiv te qeverise.

Recommended