Wake Up/ "S'ka burrë që tradhton gruan time", shfaqja që provokon publikun e Teatrit

  • 4 years ago
Sot në qytetin e Korçës në orën 19:00 do të ngjitet në skenën e Teatrit Andon Zako Çajupi premiera e komedisë satirike, ?S'ka burrë që tradhton gruan time? me autor Samuel Bobrick dhe Ron Clark. Komedia vjen me regji të Guri Koço dhe në interpretimin e aktorëve, Blerta Belliu në rolin e Arlin, Kristian Koroveshi në rolin e Micell Lowell dhe Herion Mustafaraj në rolin e Pol Miller. Kjo komedi satirike situatash dhe karakteresh me 3 personazhe flet për një çift të martuar prej 13 vitesh (Arlin një vajzë normale dhe Poli një tregtar i makinave të përdorura) kur papritur bashkëshortja krijon një lidhje jashtë martesore me dentistin Micell Lowell të cilët më tej krijojnë një plan vrasje për Polin, duke bërë që situatat të ndryshojnë vazhdimisht. Por për më gjatë do të shkojmë në një lidhje direkte në Korçë me dy prej aktorëve, Blerta Belliu dhe Kristian Koroveshi për të mësuar se kush prej tyre është gati për të kryer ?krimin? e madh! Do të varin femrën që i tradhtoi: Njërin si burrë, tjetrin si dashnorë...

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended