“Derisa virusi të na ndajë…”/ Martesat me maska në kohën e koronavirusit në Seul

  • 4 years ago
Mijëra çifte në Korenë e Jugut, disa me maska në fytyrë për shkak të koronavirusit, lidhën kurorë në një ceremoni masive të organizuar nga Kisha e Bashkimit, pavarësisht shqetësimeve që ka ngjallur në vend përhapja e shpejtë e sëmundjes.


Duke përfshirë dhe të afërmit e vizitorët, rreth 30.000 vetë morën pjesë në eventin gjigant.

?Jam shumë e lumtur që po martohem sot. Do të gënjeja po të thoja se nuk jam e shqetësuar nga virusi, por nuk e di pse, kam një lloj ndjesie që këtu do të jemi të mbrojtur?, shprehet Choi Ji-young

?Kam dalë goxha të them të drejtën këto ditë, vetëm se jam treguar e kujdesshme, kam larë duart shpesh dhe kam mbajtur maskë. Por sot nuk dua të mbaj maskë, dua që fytyrën time dhe gëzimin tim ta shohin të gjithë?, ka thënë Shin Ye-joo.

Eventi ishte organizuar për të kremtuar njëkohësisht dhe 100 vjetorin e lindjes së udhëheqësit fetar korean Moon Sun-Myung, I cili u nda nga jeta në 2012-tën. Koreja e Jugut ka regjistruar 24 raste infektimesh nga koronavirusi, dhe ia ka ndaluar hyrjen të gjithë atyre që kanë qenë së fundi në Wuhan.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirus#Seul#TopChannel

Recommended