360 gradë - OFL, apo e thënë ndryshe, policia personale e Ramës…

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Askush nuk e di, nëse ishte e domosdoshme që të kemi plus, edhe një detashment policor të ri, me emërtesën OFL!

Askush nuk mund të thotë me siguri, se shpikja e kujt është pra ky korpusi i ri policor, OFL.

Por megjithatë, gjykuar së jashtmi dhe nga rreshtimi, nga veshjet, nga jelekët e rinj dhe syzet e zeza me një dizenjim të veçantë, duken të mirëveshur dhe të devotshëm.

Askush nuk e di, se çfarë do bëjnë në të ardhmen, forcat ?Shqiponja? përshembull, do mvaren nga këta të OFL- së, apo këto shqiponjat tashmë do të fluturojnë ulët, sepse rradhën e kanë OFL-istat me syze të errta?

Apo forcat elitë të FNSH-së, forcat e famshme të ndërhyrjes së shpejtë, që I kemi parë edhe me maska antiterroe nëpër aksione të rrezikshme?

OFL, shfaqet me një look, paksa ndryshe, ku bien në sy, gjyslykët e zeza?

Syzet e errta fshehin sytë, por janë të pamjaftueshme për të maskuar fytyrën nga krimi i organizuar, që i njeh edhe pa syze. Nga ana tjetër, dihet se ?çunat e krimit?, mbajnë dhe ata shpesh syze të errta dhe kapuça alpinë!

Por mbi të gjitha, ?çunat e krimit?, që janë edhe ?çuna problematikë? në kohë zgjedhjesh, kanë xhepin e ngrohtë me shumë para, kanë makinat më të shpejta dhe mbi të gjitha, ata kanë dhe numurat e duhur të telefonave të duhur, të shefave të duhur, në celularët e tyre.

Mirëpo këto ditë, ashtu sikundër bëmë me dije, hyri në skenë një korpus i ri policie, ku bien në sy, gratë police dhe sidomos ?spikerja? e tyre, me tipare të ftohta gjermanike?

Që gocat bionde me syze të errta të OFL-së së fushatës së re anti-krim, të kenë pra ndonjë shans të vërtetë, që të fitojnë ndonjë betejë të vërtetë nëqoftëse do ketë ndonjë luftë të vërtetë kundër krimit, nuk duhet të tradhëtohen në mes të rrugës nga kryeshefat e tyre. Sidomos kur afron fushata zgjedhore dhe çunat problematikë me syze të zeza, shndrrohen si nëpër përralla, në çunat që mbledhin votat e duhura për pushtetin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ofl-apo-e-thene-ndryshe-policia-personale-e-rames

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp