Ora News - S'ka vendim për Drejtorin e Gardës, Gramoz Sako kërkon prova të reja

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Drejtori i Gardës së Republikës, Gramoz Sako i ka kërkuar komisionit të Jashtëm të vlerësimit të sjellë prova të reja të procesit pasi gjatë seancës së shkuar janë evidentuar problematika për sa j përket pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Trupa e vlerësimit merr parasysh kërkesën dhe vendos për seancë tjetër që do njoftohet në vijim.

Sako probleme me pasurine - Në seancën dëgjimore Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) tha se Gramoz Sako ka probleme me pasurinë, ka bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur të ardhurat. KJV ka argumentuar se subjekti ka shlyer një kredi prej 3 milionë lekësh në 3 vite pa argumentuar burimin e të ardhurave si dhe ka shitur fiktivisht një makinë ?Toyota? me vlerë 15 mijë euro.

Po ashtu Sako nuk ka deklaruar saktë blerjen e një apartamenti. Sipas komisionit Sako ka parregullsi në deklarimin e klinikës dentare ku punon bashkëshortja si edhe të ardhurat e përfituara prej saj. KJV bën me dije se subjekti në kundërshtim me ligjin ka qenë pronar i një bar kafe.

Për sa i përket pastërtisë së figurës Sako rezulton me probleme pasi ka punësuar dhe favorizuar mbesën si juriste në Gardën e Republikës. I vetmi kriter, ku ai u vlerësua ishte ai i aftësive profesionale ku rezultoi se niveli i arsimit përputhet me detyrën dhe vlerësimet e punës janë pozitive.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ska-vendim-drejtorin-e-gardes-gramoz-sako-kerkon-prova-te-reja

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended