Breçani: Fotografia e Rames me Çapjan, papranueshme

  • 4 years ago
Blendi Fevziu: Kur lëviz kryeministri si është perimetri i sigurisë?

Erzen Breçani: Kur lëviz Kryeministri ka një axhendë që nuk mund ta ndryshojë askush, vetëm në rastet kur ka informacion që do të kryhet një akt terrorist. Ai vetë mund ta ndryshojë, por jo drejtuesi i Gardës. Po i referohem kësaj fotografie, është në një ambient të mbyllur, ku të gjithë njerëzit janë të identifikueshëm dhe ata që bëjnë fotografi me kryeministrin. Në rastin që kryhen në fushatë elektorale, në ambiente të hapura mund të bëjë fotografi me kryeministrin dhe çdo lloj partie kushdo qoftë, edhe një person në kërkim, por jo me rrezikshmëri të lartë sepse me statusin që ka si kryeministër nuk duhet të lejohen.

Blendi Fevziu: Pra, policia lokale identifikon personat me rrezikshmëri të lartë?

Erzen Breçani: Nuk e kanë kryer detyrën siç duhet. Kjo foto në ambiente të brendshme duket që është me dëshirën e kryeministrit. Jo vetëm Garda, por edhe Policia e Shtetit dhe Antiterrori marrin pjesë në të gjitha lëvizjet e kryeministrit. Kjo fotografi është e papranueshme që të dalë në një ambient të brendshëm me kryeministrin e shtetit.