Report TV -Kufiri Kosovë Shqipëri, rruga e 'artë' e emigrantëve sirianë

  • 4 years ago
Kufiri Kosovë-Shqipëri po shihet si kalimi i 'artë' i emigrantëve sirianë për të kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ditën e mërkurë disa sirianë janë filmuar duke hipur në autobus për t'u larguar nga fshati Zhur i Prizrenit. Banorët tregojnë se refugjatët pasi kalojnë disa ditë pranë xhamisë së fshatit nisen me autobusë drejt destinacioneve të panjohura për ta, që shpresojnë t'i çojnë drejt vendeve të BE.

Edhe pse policia ka intesifikuar kontrollet në kufi për të parandaluar kalimin e tyre, emigrantët sirianë vijojnë të kalojën grupe-grupe duke mundur të çajnë përmes kufirit të gjelbër.